Oops! Sorry!!


This site doesn't support Internet Explorer. Please use a modern browser like Chrome, Firefox or Edge.

Qartësi. Vetëdije. Sukses.
Ne shohim dhe ndiejmë atë që Ti je në të vërtetë

Kush jemi ne

keidi

Takohu me Keidin

Si një mjeshtre e trajnuar dhe një shëruese

shpirtërore, Keidi Johana sjell mjetet dhe aftësitë e saj, për të realizuar një realitet të ri personal dhe kolektiv, por mbi të gjitha për t'ju mundësuar të jetoni një jetë të mrekullueshme.

diana

Takohu me Dianën

Si një strategjiste entuziaste, humaniste dhe sipërmarrëse, mjeshtëria dhe pasioni i Dianës është të kapërcejë shkencën nëpërmjet shpirtit, kështu që njerëzit të jetojnë një jetë të përmbushur dhe autentike.

forbesfjalaglobal womenbeyondwomens cluboxygen

Përse puna jonë është kaq e rëndësishme dhe ndryshe?

Eksperienca e ReBORN u krijua për të ndihmuar njerëzimin që të zgjojnë shkëlqimin dhe fuqinë brenda tyre.Të qënit i vetëdijshëm për veten tuaj, ju bën pasionantë dhe të lirë. 


Njohja dhe lirimi i vetes suaj është një proces plotësisht sfidues, i cili mund të zgjasë një jetë. Kjo iu jep qëllimin, drejtimin dhe ndjenjën e vërtetë të mirëqenies. Ne jemi të përkushtuar për misionin tonë dhe do t'ju udhëheqim në një udhëtim të vetë-zbulimit dhe procesit të transformimit të vetes.


Eksperienca e ReBORN, sjell tek ju një kombinim të fuqisë, nga dy guida të ndryshme të energjisë. Diana dhe Keidi, nënë dhe bijë, përmes ndërthurjes së kodeve gjenetike të përbashkëta, ato përfaqësojnë dy personalitete dhe dizajne njerëzore të ndryshme. 

Diana dhe Keidi iu çojnë nga konfuzioni në qartësi në vetëdije më të lartë.

Disa nga sukseset tuaja

"Pas trajtimit të ReBorn, përjetova një zgjim shpirtëror. Energjia ime ishte hapur drejt më shumë manifestimeve të mahnitshme."

– Adi Jena, Perfaqësuese shitjesh

"Mençuria dhe dituria e Keidit komunikohen lehtë. Pasioni i saj është i butë dhe metodat e saj të fuqishme integrohen menjëherë."

– Vanessa Lanucci, Trajnere e mirëqenies

"Diana është shumë enegjike dhe një trajnere e mençur. Tani ndihem tepër e qartë në lidhje me forcat e mia dhe kam marrë këshilla shumë të dobishme."

– Katie Christie, Nutricioniste

"Analiza e saj ishte edhe më shumë e mahnitshme, pasi ajo ishte në gjendje të përshkruante të gjitha aspektet e qënies sime: fizike, sociale, emocionale,.."

– Sabrina Mabel, Trajnere e shëndetit mendor